Komunikatė pėr Media

8 dhjetor 2007

ora 10:00

 

Deklaratė pėr media pėr hapjen e qendrave tė votimit

 Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia nė veprim- zgjedhjet 2007”, ėshtė duke vėzhguar raundin e dytė tė zgjedhjeve pėr kryetarė tė komunave nė  tė gjitha 23 komunat ku ėshtė duke u zhvilluar raundi i dytė.

Momentalisht koalicioni i ka tė mbuluara 1960 vendvotime nė kėto komuna, ku vėzhguesit janė tė pranishėm qė nga hapja e qendrave tė votimit e deri nė mbylljen e tyre. 28 vend votime (10 nė komunėn e Podujevės, 17 nė komunėn e Prizrenit dhe njė nė komunėn e Prishtinės), nuk janė tė mbuluara me vėzhgues tė pėrhershėm  tė Koalicionit, por tė njėjtat janė duke u mbuluar nga ekipet mobile.

Vendvotimet ku banon komuniteti serb do tė vėzhgohet nga ekipet mobile tė pėrbėra nga pėrfaqėsuesit e koalicionit nga OJQ-tė serbe.

Pėrgjithėsisht gjatė orėve tė para tė mėngjesit nė tė gjitha komunat vėrehet numėr shumė tė vogėl tė votuesve.

Hapja e qendrave tė votimeve

Prishtinė

Nė regjionin e Prishtinės tė gjitha qendrat e votimit janė hapur me kohė dhe votimi ka filluar. Nuk ėshtė raportuar ndonjė vonesė apo incident. Vėzhguesit tanė qė tashmė gjenden nė terren kanė vėrejtur kėto parregullsi: vėzhguesit e PDK-sė nė Prishtinė kanė distniktivė me ngjyrė tjetėr, dalluese kjo nga tė tjerėt gjė qė mund tė konsiderohet si identifikim me njė subjekt tė caktuar politik. Nė Podujevė  nė njė qendėr votimi tė vendosur nė njė  shkollė tė fshatin Gllamnik, ėshtė vėrejtur material propagandues (i LDK-sė). Ku i njejti material  njėjti ėshtė larguar nga menaxhmenti i kėsaj qendre tė votimit.

Pejė

Regjioni i Pejės poashtu ka raportuar se tė gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet janė hapur nė ora 7, pėrveq njė vendvotimi nė fshatin Poqest ku ėshtė vonuar pėr mėse gjysėm ore, si pasojė e mungesės sė vulės. Atmosfera vlerėsohet tė jetė e qetė dhe votimi ėshtė duke rrjedhur pa pengesa.

Mitrovica

Qendrat e votimit nė regjionin e Mitrovicės janė hapur nė kohė dhe votimi ka filluar. Nga vėzhguesit tanė nuk ėshtė raportuar pėr ndonjė incident apo parregullsi. Pėrjashtim bėn veriu i Mitrovicės ku nuk janė hapur qendrat e votimit dhe si rezultat votimi nuk zhvillohet.

Ferizaj

Regjioni i Ferizajt raportohet tė ketė hapur tė gjitha qendrat e votimit. Votimi ka filluar dhe nuk raportohen tė ketė incidente dhe parregullsi deri nė kėtė stad.  

Gjakovė

Nė rajonin e Gjakovės, vėzhguesit e “Demokracia nė Veprim” kanė raportuar se tė gjitha qendrat e votimit janė hapur dhe votimi ka filluar. Gjendja ėshtė e qetė dhe nuk ėshtė vėrejtur ndonjė parregullsi.  

Gjilani

Nga regjioni i Gjilanit gjithashtu raportohet se tė gjitha qendrat e votimit janė hapur. Votimi ka filluar dhe nuk raportohen tė ketė incidente dhe parregullsi deri mė tani.

Prizren

Qendrat e votimit nė regjionin e Prizrenit janė hapur nė kohė dhe votimi ka filluar. Nga vėzhguesit tanė nuk ėshtė raportuar pėr ndonjė incident apo parregullsi.

 

© 2007 Demokracia nė Veprim. Tė gjitha drejtat e rezervuara.