Komunikatė
pėr
Media![]()
8 dhjetor 2007
ora 15:00
KOMUNIKATĖ PĖR MEDIA Nr. 2 PĖR RRJEDHĖN E VOTIMIT NĖ RAUNDIN E DYTĖ TĖ ZGJEDHJEVE PĖR KRYETARĖ TĖ KOMUNAVE
Prishtinė
Nė shkollėn teknike ‘28 Nėntori’ (1919e) nė Prishtinė ka pasur tentim tė njė personi tė votuar dy herė, por e nėjta ėshtė parandaluar dhe mė pas votimi ka rrjedhur pa vėshtirėsi.
Nė ora 11:00 nė qendrėn e votimit nė Fakultetin Filologjik, (1906 vendovitmi nr. 15) nuk kishte asnjė person zyrtar afėr kutisė sė votimit, ndonėse rregullat obligojnė qė gjatė gjithė kohės njė person zyrtar tė qėndrojė pranė .
Nė qendrėn e votimit ‘Selman Riza’ (0901E) nė Fushė Kosovė pėrfaqėsues partiakė tė PDK-sė dhe AKR janė parė gjatė gjithė kohės duke shetitur brenda qendrės sė votimit. Pėr mė tepėr, nė njėrėn nga vendvotimet brenda kėsaj qendre, vėzhguesi i PDK-sė u ka dhėnė fletėvotime votuesve dhe i ka inkurajuar ata qė tė votojnė pėr PDK-nė. I njėjti nė disa raste edhe u ka ndihmuar votuesve gjatė plotėsimit tė fletėvotimit.
Nga njė numėr i qendrave tė votimit tė Fushė Kosovė raportohet pėr pėrdorim tė madh tė votava me kusht.
Pejė
Nė Zllakuqan tė Klinės nė vendvotimin nr. 7 brenda qendrės sė votimit nr. 0804c, njė person ka votuar pėr shtatė tė tjerė. Nga i njėjti vend raportohet pėr kontrollim tė dobtė tė dokumenteve tė identifikimit si dhe pėr votues tė cilėve fare nuk u ėshtė kontrolluar ngjyra nė gishtėrinjė.
Vendvotimi nė Gorazhdec shkurtimisht pas hapjes nė mėngjes ėshtė mbyllur serish.
Gjakovė
Nė Carrallukė tė Malishevės (qendra e votimit 3036a, vendvotimi numėr 1) ka pasur pėrleshje fizike ndėrmjet votuesve, simpatizues tė PDK-sė nga njėra anė me anėtarėt e kėshillimit tė vendvotimit nga po e njejta parti nė anėn tjetėr. Pėr pasojė pėrkohėsisht ėshtė mbyllur vendvotimi nė ora11:20. Vendovimi nė fjalė ėshtė rihapur nė ora 12:20, pas rivendosjes sė rendit nga ana e pjesėtarėve tė SHPK-sė.
Mitrovica
Kryetari i degės sė PDK-sė ne Mitrovicė, Ahmet Tmava ka vizituar qendrėn e votimit nė shkollėn ‘Ismail Qemaili’ (1104b) dhe atė nė shkollėn ‘Fazli Greiqevci’ (1103b), duke i pėrshėndetur anėtarėt e kėshillave tė vendvotimeve nė mėnyrė qė mund tė konsiderohet si bėrje e propagandės pėr partinė e tij.
Nė njė vendvotimin nė Koshtovė tė Mitrovicės (1122b/01), njė polic i ShPK-sė ka votuar dhe pas pėrfundimit tė votimit ka vazhduar tė qėndroj pėr njė kohė tė gjatė nė vendvotim, nė kundėrshtim me rregullat qė forcat e sigurisė vijnė dhe qendrojnė nė vendvotim vetėm nė rast tė nevojės pėr tė vendosur rendin.
Janė raportuar edhe raste tė personave qė ndonėse i takojnė tė njėjtės familje ėshtė dashur tė votojnė nė vendvotime tė ndryshme, si nė Prishtinė e Klinė. Gjithashtu, nė disa vendvotime nė rajone tė ndryshme (si nė Ferizaj, Gjilan, Mitrovicė) janė konstatuar probleme me cilėsinė e ngjyrės sė pėrdorur pėr spėrkatjen e gishtit tė votuesit. Ngjyra e pėrdorur nė disa raste ka qenė shumė lehtė tė evitohet duke pastuar duart me ujė dhe pas kėsaj ajo nuk ėshtė detektuar fare me rrezet ultravjollcė.
© 2007 Demokracia nė Veprim. Tė gjitha drejtat e rezervuara.
