(17 nėntor)
Komunikatė
pėr
Media![]()
8 dhjetor, 2007
Ora 21:00
Komunikatė pėr media nr. 3 pėr rrjedhėn e votimit nė raundin e dytė tė zgjedhjeve pėr kryetarė tė komunave
Gjakovė
Nė qendrėn e votimit shkolla fillore ‘Zekeria Rexha’ (0205c), vendvotimi 8 ka pasur mjaft raste tė votimit familjar. Janė raportuar sė paku 4 raste kur personave u ėshtė lejuar qė tė votojnė pėr persona qė nuk kanė qenė tė pranishėm. Nė ato raste, anėtarėt e komisionit tė zgjedhjeve nė atė vendvotim u kanė dhėnė fletėvotime votuesve duke u mundėsuar atyre qė tė nėnshkruhen pranė emrave tė personave tė tjerė.
Njėri nga zyrtarėt e Komisionit, pėrgjegjės pėr vulosjen e fletėvotimeve, i ka sugjeruar pothuajse secilit votues qė ‘tė mos harrojnė tė shėnojnė 89’. Nė tė njėjtin vendvotim ka raste tė shumta qė anėtarėt e komisionit tė zgjedhjeve ndėrhyjnė gjatė votimit, gjoja pėr t’u ndihmuar votuesve.
Pjesėtari i Komisionit tė zgjedhjeve, pėrgjegjės pėr vulosjen e fletėvotimeve, pas pėrfundimit tė votimit ka filluar tė plotėsojė vetė fletėvotimet e mbetura. Pasi kėtė gjė e ka vėrejtur pėrfaqėsuesi i AAK-sė, nė vend se tė ndalė plotėsimin e fletėvotimeve ata janė marrė vesh pėr t’i plotėsuar sė bashku fletėvotimet pėr tė dy subjektet e tyre politike.
Prishtinė
Nė Fakultet Filologjik, jashtė qendrės sė votimit, vėrehet prani e madhe e njėsiteve speciale tė policisė.
Nė shkollėn “Hasan Prishtina”, njė votuese ka tentuar tė votojė dy herė. Kur e njėjta ėshtė penguar pėr ta bėrė kėtė ajo ka tentuar qė tė bėjė presion pėr ta mbyllur vendvotimin.
Nė oborrin e shkollės ‘Esat Mekuli’ nė Dobratin, Podujevė, kryetari i komisionit komunal tė zgjedhjeve (Islam Demolli) ėshtė goditur me shuplakė nga njė person i paidentifikuar.
Tė gjitha qendrat e votimeve nė Prishtinė janė mbyllur nė kohė, pėrkundėr disa tensioneve nė qendra tė ndryshme, si ajo nė shkollėn ‘Faik Konica’, nė shkollėn ‘Hasan Prishtina’ etj.
Raportet e gjertanishme tregojnė pėr rrjedhė normale nė rajonet e tjera, me pėrjashtim tė shkeljeve tė cilat janė raportuar nė komunikatat e mėhershme.
© 2007 Demokracia nė Veprim. Tė gjitha drejtat e rezervuara.
